Fino: Nuk më dërgon qeveria, kam parë dhe studiuar plot!

0

 

Pas shpalljes së kandidaturës për zgjedhjet e kreut të FSHF-së, deputeti i PSG-së sqaron zërat që e lidhin me shtysën politike

“Një futboll i pastër do ta bëjë më tërheqës dhe më të mirë edhe ardhjen e tifozëve, të cilët vijnë për t’u argëtuar. Ne duam të krijojmë një futboll si argëtim, jo thjesht si një ndeshje që të shkojmë e pas ndeshjes të komentojmë vendimet arbitrare”. Bashkim Fino i ka idetë e qarta, sa i përket platformës së tij për shpalljen e kandidimit si president i FSHF-së në zgjedhjet e 7 shkurtit. Në një intervistë të dhënë për “Top Channel”, ai u pyet për shumë teka, teksa sigurisht hodhi poshtë faktin se figura e tij është “shtyrë” nga politika. Kjo pasi deklaroi në RTSH se nuk do të jepte dorëheqjen si deputet, apo edhe si Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste. “Kjo është një nismë e imja, nismë e shumë miqve të mi që më kanë inkurajuar që ta ndërmarr.

Qesha pak në fillim sepse e di që këto janë pyetje të sponsorizuar, jo në sensin negativ, por problemi qëndron se ju e dini që Federata është një organizatë jofitimprurëse (OJF). Nga pikëpamja ligjore nuk pengon askënd për të kandiduar, në qoftë se plotëson kriteret apo nëse ke një kërkesë zyrtare qoftë edhe nga një klub i vetëm për t’u futur në një garë. Kjo nuk duhet të trembë askënd, sepse unë nuk jam qeveria dhe realisht nuk jam pjesë e qeverisë, duke mos pasur vendimmarrje, nuk kam të drejtën e firmës që të ndikoj dhe të ndikohet drejtpërdrejt në këtë proces. Unë jam vetëm 1 e 140-a e deputetëve, teksa edhe të tjerë mund të kandidonin për këtë gjë, e natyrisht po them dhe po e ritheksoj edhe njëherë që në qoftë se unë do të mandatohem, nëse platforma ime do të fitojë, të jeni të bindur që puna ime si avokat i futbollit të nesërmen e 8 shkurtit do të jetë me kohë të plotë 24 orë vetëm për futbollin shqiptar dhe për asnjë detyrim tjetër politik. Këtu nuk ka të bëjë frika nëse lë apo marr një mandat, unë jam në respekt të ligjit, të cilin nuk e kam shkelur”.

Sponsorizimi – Duke qenë se është krijuar imazhi si një person që vjen nga politika dhe duke menduar se janë shumë kryebashkiakët e klubeve në varësi të bashkive ata që votojnë, për këtë arsye krijohet përshtypja e sponsorizimit të partisë… Por, Fino hedh poshtë gjithçka: Nuk ka asnjë sponsorizim, as në thonjëza dhe as pa thonjëza. Nëse ju doni që t’i hyjmë historikut dhe të flasim, unë kam lexuar, kam studiuar, kam folur edhe me drejtuesit e UEFA-s, sot ke precedentin e futbollit francez, presidentin e futbollit gjerman, të dy të ardhur nga politika. Pas 20 vitesh në politikë janë kthyer të drejtojnë futbollin. Ku është mëkati, nëse unë kam qenë 20 vite deputet dhe s’jam pjesë e qeverisë, të vij e të kandidoj me një platformë dhe nëse votëbesohem të jem nesër një president në funksion të futbollit, për të mirën e futbollit dhe një avokat i futbollit? Me kaq dua ta mbyll, pastaj komentet e tjera mund t’i bëjë kushdo”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image