Finalja që vlen Superioren, bardheblutë heshtin para Bylisit

Askush nuk flet para takimit me mallakastriotët, ndërsa ekipi grumbullohet në Fier

Tirana luan sot ndeshjen më të sikletshme të sezonit. Përballë në orën 14:00 pikërisht në Adush Muça, bardheblutë do të kenë Bylisin, skuadrën e vetme, të cilën nuk e kanë mundur asnjëherë këtë sezon.

Në dy sfidat e para të këtij kampionati, Tirana është mundur 0-1 në kryeqytet dhe më pas ka barazuar 1-1 në Ballsh. dhe ndonëse është skuadra që ka mbajtur e mban kreun e renditjes e do të ngjitet në Superiore, asnjëherë nuk ka mundur ballshiotët. Për këtë fakt, trajneri Ze Maria i ka kërkuar bardhebluve që sot të tregojnë veten e tyre. Shkurt, për Tiranën e sotmja është një ndeshje prestigji, të cilën duhet ta fitojë me doemos, për vet faktin e ndeshjeve të mëparshme.

Braziliani pritet të hedhë në fushën e lojës ekipin më solid. Lika projektohet në portë, por Abibi është gati të luajë. Djathtas në mbrojtje pritet të aktivizohet Kërçiku, me Dokën që mund të ketë disa minuta. Në qendër, kthehet Turtulli pas tre ndeshjeve, e Cake, ndërsa majtas luan i zakonshmi Hoxhallari. Qendra e mesfushës do të jetë e përbërë me treshen Daja-Karabeci-Mauexhe. Krahët do të mbulohen nga Halili-Greca e me Muçin në sulm. Gjithsesi, ka edhe një version të dytë të Ze Marias, ku mendohet të luajë në sulm Greca dhe në vend të Muçit, që nuk luan dot anësor, të aktivizohet Çelhaka.

Formacioni i mundshëm i Tiranës: Lika (Abibi), Kërçiku, Turtulli, Cake, Hoxhallari, Daja, Karabeci, Mauexhe, Halili, Greca, Miçi (Çelhaka)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *