Finalja në Maliq, Xhyra: Shkumbini mendon vetëm për tre pikët

Shkumbinin e pret një sfidë mjaft e vështirë në transfertë me Maliqin. Në Peqin janë të vendosur për një rezultat pozitiv edhe në këtë sfidë, që kapiteni Klemend Xhyra e konsideron mjaft të fortë dhe të vështirësisë së lartë. Për SportEkspres.com, ai deklaron se Shkumbini do të shkojë në Maliq me synimin e vetëm, tri pikët.

“Natyrisht që transferta jonë në Maliq është e vështirësisë së lartë, por ne shkojmë aty me synimin e vetëm për të marrë tri pikët. Maliqi jo më kot renditet në vendin e tretë,  ndaj nga ky fakt vlerësimi ynë është maksimal për ta kaluar edhe këtë pengesë me sukses”, shprehet Xhyra, i cili me Shkumbinin ka provuar të luajë edhe në Superiore.

Në lidhje me garën, ai shprehet: “Rivaliteti mes nesh e Devollit e ka bërë garën më të fortë. Madje unë do të thoja se janë edhe tre-katër skuadra të tjera që po e bëjnë më të fortë luftën për vendin e parë në grup. Në vlerësimin tonë të gjitha ekipet kanë bërë garë serioze, por ne shohim vetëm rrugën tonë drejt Kategorisë së Parë”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *