“Finalja” me Belgjikën, Italia përjashton dy yjet e ekipit!

Në Itali po zhvillohet kampionati europian U-21, me axurrët që pasi mposhtën Spanjën në ndeshjen e parë, pësuan një disfatë shokuese ndaj Polonisë me shifrat 0-1.

Tashmë gjithçka është ndërlikuar për Italinë, që sot luan ndaj Belgjikës dhe duhet me patjetër të fitojë dhe të shpresojë në një kualifikim të mundshëm.

Gjithsesi, para ndeshjes me Belgjikën duket se ka ndodhur një tërmet për axurrët. Dy yjet e ekipit, Moize Ken dhe Zaniolo janë përjashtuar nga trajneri Di Biaxho. Sulmuesi i Juventusit ishte projektuar si titullar dhe udhëheqës i sulmit, por me ngjarjet e fundit, ai është ulur në stol dhe Kutrone ka marrë vendin e tij.

Ndërkohë, Zaniolo nga ana tjetër është i pezulluar për këtë sfidë dhe nuk do të ishte në dispozicion të trajnerit Di Biaxho gjithsesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *