Finalja Kukësi-Skënderbeu, të shtunën

0

Java e parafundit e Kategorisë Superiore do të ndahet në dytë këtë fundjavë, edhe pse në teori duhet të luhet në një ditë e në një orë.

Problemi qëndron te Partizani, që duhet të luajë në “Selman Stërmasi”, por aty i takon të luhet edhe Tirana-Luftëtari.

Zgjidhja e vetme ka qenë luajtja e Partizani-Korabi të dielën, edhe për faktin se është një ndeshje pa shumë rëndësi.

Krejt e kundërta vlen për 4 ndeshjet e tjera, që do të luhen të gjitha të shtunën, prej orës 17.30.

Vëmendja është e gjitha në Kukës, ku luhet finalja e madhe për titull Kukësi-Skënderbeu, me shpresën se nuk do të jetë mot i keq, përndryshe pas orës 19.00 në “Zeqir Ymeri” mund të pllakosë errësira.

Beteja do të ketë edhe në fushat e tjera, me Flamurtari-Laçi që është një sfidë tepër delikate dhe që ka vëmendjen e gjithë rivalëve, ndërsa Teuta-Vllaznia është një tjetër betejë mbijetese.

Tirana do të presë Luftëtarin dhe është e detyruar të fitojë, por gjirokastritet duan fitoren që do të siguronte përfundimisht vendin e katërt.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image