Finalja e Superkupës, Tirana godet në fund

Tirana fiton edhe Superkupën, pas kupës. Sërish, Kukësi përballë dhe nuk ia del mbanë, ashtu si sezonin e shkuar në kupë. Atëherë u përfol për pazar, sot u luajt futboll. Cilësi modeste, mediokre për periudha të caktuara, me trajnerin e kombëtares Kristian Panuçi që zor se u zbavit.

Megjithatë, Tiranës nuk i intereson fare. Luajti ndeshjen që duhej të luante, përfitoi nga dalja me karton të kuq e Shametit që në mesin e pjesës së parë, krijoi raste me shumicë dhe vetëm një Koliçi super i ndali bardheblutë.

Nuk mjaftoi në minutën e fundit, sepse Hoxhallari nga distanca gjeti golin e madh të trofeut. Tirana godet sërish, edhe pse në ferrin e Kategorisë së Parë.

Kukësi? Milinkoviç e nis ters, humbje që në ndeshjen e parë, por sot ka justifikimin e kartonit të kuq. Vetëm atë. Safet Gjici e humbet shpejt durimin, ndaj justifikimet nuk vlejnë shumë më vonë.

KRONIKA

90’+2 Turtulli merr kartonin e dytë të verdhë dhe del me karton të kuq. Pak rëndësi ka, pas 3 minutave shtesë merr fund gjithçka, Superkupa i shkon Kukësit.

90′ GOL TIRANA, Hoxhallari, me gjuajtje nga distanca, perfekte.

87′ – Karabeci nga distanca, Koliçi i zakonshëm…

80′ Ngo godet bukur; Koliçi vijon ritmin fantastik.

78′ – Kërçiku merr një top të bukur pas shpine dhe godet, devijon Koliçi.

73′ Bakaj nga një goditje dënimi harkon brenda zonës, Guri tregohet i pasaktë me kokë.

69′ – Një top i gjatë përfundon te Guri, shkodrani godet bukur, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

65′ – Elis Bakaj merr karton të verdhë.

63′ – Hoxhallari provon nga një goditje dënimi, shpëtimtari është sërish Koliçi. Goditja e Karabecit më pas devijohet dhe për pak sa nuk shkon në rrjetë.

60′ – Turtulli merr karton të verdhë.

58′ – Kërçiku merr karton të verdhë.

56′ – Hoxhallari godet nga një distancë e konsiderueshme, perfekt Koliçi.

55′ – Sentamu sërisht gjendet i vetëm me Koliçin, përsëri i jashtëzakonshëm portieri i Kukësit.

Del Alijev, futet Kërkotiç. Sulmuesi azer përfundon në tribunë.

MBYLLET PJESA E PARË

45′ – Top i gjatë drejt Sentamu, sulmuesi gjendet i vetëm përballë Koliçit dhe godet bukur, vendimtare pritja e “gardianit” të Kukësit.

44′ – Karabeci harkon për Grecën, mesfushori gjen topin, por jo portën.

42′ – Hoxhallari merr karton të verdhë.

35′ Senatamu kalon bukur nga e djathta dhe provon goditjen, Greca devijon topin, që përplaset në shtyllë dhe kthehet në lojë. Largon në vështirësi mbrojtja e Kukësit.

31′ Senatamu tenton të befasojë, topi përfundon pak mbi traversë.

29′ – KARTON I KUQ  KUKËSI  Shameti merr të dytin të verdhë, del me karton të kuq.

28′ – Karabeci lë një top për Dajën, me shtatshkurtrin që gabon totalisht.

26′ Shameti karton i verdhë.

19′ – Karabeci në të djathtën gjen hapësirën dhe vertikalizon për Dajën, mesfushori godet fort, por sërisht rrjetë e jashtme.

16′ Çelhaka merr karton të verdhë.

16′ – Sentamu avancon deri pranë fundores dhe mjaft bukur pason për Çelkaën, që përsëri e sheh veten të pamarkuar, goditja e tij sërisht për t’u harruar.

15′ – Shameti hedh një top të gjatë për Bakajn, kryeqytetasi gjen topin dhe godet, por vetëm rrjetë e jashtme.

10′ – Mauexhe avancon në krahun e djathtë dhe hedh një top në shtyllën e dytë.  Çelhaka i harruar nga mbrojtja kuksiane, edhe pse me luksin për të goditur i qetë, gabon në mënyrë të pabesueshme.

9′ Hoxha karton të verdhë.

7′ Karabeci ekzekuton një goditje dënimi, duke hedhur një top në thellësi të zonës. Koliçi grushton, por përsëri lojtarët e Tiranës nuk tregohen të saktë.

2′ – Bakaj hedh një top të bukur për Aliev, i cili nuk kordinohet siç duhet, edhe pse ishte i vetëm me portierin.

TIRANA – KUKËSI       1-0

Goli: Hoxhallari 90′

Tirana: Lika, Uelison, Turtulli, Hoxhallari, Kërçiku, Daja (Halili 81′), Karabeci, Mauexhe, Çelhaka (Doka 59′), Greca (Ngoo 71′), Sentamu. Trajner: Ze Maria

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Hoxha, Shameti, Rrumbullaku, Musolli, Zeqiri, Shtubina, Guri, Bakaj, Alijev. Trajner: Mlladen Milinkoviç

Kartonë të verdhë: Çelhaka 26′, Hoxhallari 42′, Kërçiku 58′, Turtulli 60′, 90’+2/ Hoxha 9′, Shameti 26′, 29′, Bakaj 65′

Kartonë të kuq: Turtulli 90’+2 /Shameti 29′

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

Image may contain: one or more people, stadium, sky, grass and outdoor

One thought on “Finalja e Superkupës, Tirana godet në fund

  1. Tirana edhe pse shiti gjithe lojtaret sot i ka dhene nje leksion futbolli te ashtuquajturve kampione te Shqiperise. Tirana i dhuroi 6 pike kukesit vjet ne kampionat duke siguruar finalen e kupes se shqiperise, finale e cila i kushtoi renien nga kategoria per shkak se drejtuesit e ketij klubi u treguan driteshkurter. Kukesi nga ana e vet pas bemave te kamikazit Jorgji u shpall kampion i vendit. Me te drejte Gjici pat deklaruar se kampionatin e fitoi vete dhe jo ish stafi teknik me Gjoken dhe lojtaret e tij dhe i bindur per vertetesine e ketij fakti shkriu gjithe ekipin dhe stafin teknik duke krijuar kete te ashtuajtur ekip futbolli me serbin ne krye qe me te drejte tifozet kuksiane nuk e shofin dot me sy. Zoti e meshirofte Gjicin me kete ekip katastrofe qe ka krijuar me doren e vet duke e uruar qe ishalla siguron mbijetesen kete vit ne superiore se per me shume nuk do kete asnje shans.Ngushellimet e mia qe nuk u shpall dot as deputet.

Leave a Reply to krokodili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *