Finalja e Superkupës, Milani pa një “yll” ndaj Juventusit

Milani u rikthye të fitonte dhe të shënonte gol, por tanimë duhet parë përpara. Triumfi ndaj Spal ishte detyrim, por për Suson festa u prish në fund. Spanjolli mori një minutë para mbylljes së kohës së rregullt kartonin e dytë të verdhë dhe u detyrua të linte fushën e lojës.

Por në këtë mënyrë Suso do të humbë një ndeshje të rëndësishme. Sulmuesi anësor do të jetë i skualifikuar për ndeshjen e 16 janarit, finalen e Superkupës së Italisë kundër Juventusit.

Gatuzo duhet të mendojë një zgjidhje për finalen me bardhezinjtë, që do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Një mungesë e rëndësishme për Milanin, sidomos ndaj një ekipi që në Itali po dominon dhe që nuk sheh rivalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *