Finalja e sezonit, Skënderbeu del me njoftim

Skënderbeu është mposhtur në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Gjithsesi rezultati 2-1 në favor të Kukësit e mban të hapur çështjen e kualifikimit. Korçarët mund të shkojnë në finale edhe me një fitore minimale 1-0.

Kështu, klubi i Skënderbeut ka dalë me një njoftim në lidhje me çmimin e biletave dhe detajet e tjera: sa kushtojnë sipas sektorëve të ndryshëm dhe ku do të shiten. Përballja me Kukësin zhvillohet ditën e mërkurë prej orës 17:00. Kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme të bardhekuqve, që duan të sigurojnë një vend në kupat e Europës me shpresën se edhe CAS do të hedhë poshtë dënimin e UEFA-s.

PIKAT E SHITJES
20 metra poshtë dyqanit Vodafone, pranë stadiumit
Stadiumi ‘Skënderbeu’ (Të mërkurën, ditën e ndeshjes)

ÇMIMET E BILETAVE
Tribuna Gold A & B – 1000 Lekë
Tribuna A, B – 300 Lekë
Tribuna C – 200 Lekë
Tribuna E, D – 100 Lekë
Tribuna (Miqtë) – 200 Lekë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *