Finalja e radhës, Smajli: Luajmë për “jetë a vdekje”

0

Bernard Gjikolaj

Ndeshjen e së dielës ndaj Kamzës, kapiteni i Besëlidhjes, Dritan Smajli, e quan për “jetë ose vdekje”, ndaj duhet fituar me çdo kusht. Kështu shprehet ai gjatë një bisede për “Sport Ekspres”, ku ndër të tjera tha: “Të dielën presim Kamzën, që për ne është ndeshja e vitit, ku “jeta dhe vdekja” e Besëlidhjes varet nga loja jonë, pasi na duhet patjetër fitorja për të vijuar të qetë rrugën drejt Superiores. Ne kemi shumë ‘armë’ në dispozicion, duke nisur me moralin që e kemi në pikën më të lartë, pasi edhe në kupë kemi hedhur një hap të mirë për kualifikimin, por për ne më deçizivja është super-sfida ndaj Kamzës, pasi i gjithë investimi për aty ka shkuar dhe ne duhet që ta justifikojmë. Besëlidhja është më superiore për ta fituar këtë sfidë, duke filluar që nga faktori fushë, forma e shkëlqyer që po kalon skuadra dhe për më tepër eksperienca që kemi fituar ndaj skuadrave të mira, pasi deri tani ju kemi dhënë leksion tri skuadrave më të mira të Superiores në pesë takime që kemi zhvilluar me to. Jam i bindur se gjithçka do të shkojë shumë mirë, pasi historikisht tifozeria lezhjane ka treguar një kulturë dhe kjo është mjaft e rëndësishme për ne. Dua ta përsëris se ne nuk na vlen më shumë kupa edhe sikur ta fitojmë, pa e lënë këtë kategori, ku Besëlidhja është prej 9 vitesh” theksoi kapiteni Smajli.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image