Finalja e madhe po afron, Emeri shumë pranë suksesit historik

0

Unai Emeri është vetëm në vitin e tij të parë te Arsenali dhe ka mundësi që ta nisë me një trofe madhor. Topçinjtë pas më pak se dy javësh do të diskutojnë finalen e Europa League ndaj rivalëve të qytetin, Celsit. Trajneri 47-vjeçar ka krijuar një Arsenal shumë sulmues dhe të bukur, pavarësisht se nuk mundën të zinin një vend në katërshen e parë te Premier Ligës.

Kjo ndeshje është shumë vendimtare për ta. Mundësia e fundit për të zënë një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm kalon nga fitimi i Ligës së Evropës.

Për të shpëtuar sezonin trajneri spanjoll ka hartuar një skenar sesi do të pregatitet skuadra për finalen. Mungesat janë një problem i madh për skuadrën. Aron Ramsej, Denis Suarez, Hektor Blerin, Rob Holding dhe Deni Uellbek nuk janë të aftë për të luajtur. Ka edhe lajme të mira, pasi kthehet Mesut Ozil dhe mbrojtësi Papastadopulos.

 Trajneri ka planifikuar një pushim javën e ardhshme dhe më pas gjashtë ditë stërvitje intensive, tre ditë në Londër dhe tre të tjera në Baku, ku do të organizohet edhe ndeshja.

“Do e pregatisim sfidën si një takim ndërkombëtar. Javën e ardhshme do ta bëjmë pushim. Do relaksohemi dhe nuk do të mendojmë për finalen. Më pas, na presin gjashtë ditë stërvitje. Do të stërvitemi tre ditë në Londër dhe më pas do të shkojmë tre ditë para në Baku për t’u ambjentuar me kushtet. Do të përqëdrohemi në maksimum”, deklaron Unai Emeri.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.