Finalet e Superiores, FSHF publikon emrat e arbitrave

Kryefjala e ditës në futbollin tonë ditën e sotme do të jetë padyshim Kategoria Superiore, që do të jetë mjaft e ngarkuar me katër takime, të cilat shihen si finale gati për çdo skuadër. E gjithë vëmendja është padyshim në Laç, ku kurbinasit e Besnik Prengës, presin Partizanin kryesues, i cili ka mundësinë të arratiset akoma më shumë në krye.

Përpara ndeshjes, FSHF, ka përcaktuar gjyqtarët, ku kryesor për këtë takim do të jetë Klajdi Kola. Ndërkohë në orën 14:00 zhvillohet një tjetër takim mjaft delikat, ai midis Kamzës dhe Kastriotit. Arbitër kryesor për këtë ndeshje është përzgjedhur, Andi Koçi.

Në orën 17:00, janë programuar për t’u luajtur dhe dy ndeshje të tjera, ku në “Selman Stermasi”, Tirana pret Luftëtarin. Në këtë ndeshje, arbitër kryesor do të jetë, Kridens Meta. Eldorian Hamiti, është zgjedhur si kryesor i sfidës që do të zhvillohet në Vlorë, midis Flamurtarit dhe Skënderbeut.

Kategoria Superiore – Java 22
E diel, më 17 shkurt 2019

Laçi – Partizani (Ora 14:00)
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Alfred Shkreta, Olsi Sokoli
Delegat: Astrit Maçi  Vëzhgues: Astrit Dervishi

Kamza – Kastrioti (Ora 14:00)
Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Mateo Sadikaj, Emirion Sino
Delegat: Besnik Çela  Vëzhgues: Arjan Mali

Tirana – Luftëtari (Ora 17:00)
Gjyqtarë: Kridens Meta, Egin Doda, Astrit Mahmuti, Laver Alla
Delegat: Lysien Nurishmi  Vëzhgues: Ilirjan Kristo

Flamurtari – Skënderbeu (Ora 17:00)
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Cokaj, Ani Kociaj, Klodian Shahini
Delegat: Petrit Brahja  Vëzhgues: Plarent Kotherja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *