Finale për Tiranën, 4 titullarë rrezikojnë ndeshjen e radhës

Tirana pret të mësojë se ku do të luajë me Teutën të premten. Sikurse dihet fusha e stadiumit “Niko Dovana” është mbjellë dhe ende nuk dihet se ku do të zhvillohet ky takim. E sigurt është që do të zhvillohet në fushë asnjanëse.

ndërkohë te Tirana duhet të ruhen për ndeshjen e radhës me Kukësin, pasi katër futbollistë titullarë rrezikojnë prej kartonëve të verdhë. Dejan Blazhevksi është njëri, pasi tre kartonë i ka marrë prej kohës. Sulmuesi nuk ka qenë i pranishëm në dy ndeshjet e fundit.

Në kuotën e tre të verdhëve ka shkuar edhe Asion Daja, i cili u ndishku anë ndeshjen e fundit me Kamzën. Rrezikon edhe mbrojtësi Marvin Turtulli. Ky i fundi mori të verdhë në takimin me Flamurtarin. Kundër Kamzës trajneri Mema preferoi Atingën.

Edhe Eni Imami u ndëshkua në Vlorë me karton të verdhë. Mbrojtësi i majtë është lojtari tjetër në listën e të rrezikuarve për ndeshjen me Kukësin. Sigurisht që rëndësi ka të fitohet me Teutën, por edhe për ndeshjen e radhës duhet që trajneri Mema të ketë një skuadër sa më të plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *