Finale për Kukësin, tre shqetësime për Armando Cungun

0

Kukësi mendon për kampionatin dhe të shtunën e pret një ndeshje e vështirë në transfertë me Skënderbeun. Barazimi në Kupë me Teutën i favorizon për të kaluar më tej në Kupë, por nuk ka lënë një shije të mirë. Para sfidës me korçarët janë disa gjëra që e shqetësojnë trajnerin Armando Cungu.

MBROJTJA – Nëse Shkurtaj dhe Rexhinaldo arritën të shënonin në takimin me Teutën dhe bënë detyrën e tyre, prapavija ishte në një ditë jo. Goli i dytë i pësuar me Teutën erdhi pas disa gabimeve radhazi në një aksion dhe normalisht që kjo nuk i ka pëlqyer trajnerit shkodran.

Një tjetër element që ai e kritikoi pas ndeshjes ishte edhe tërheqja e ekipit. Pa Cuculin dhe Rrumbullakun nuk ka qenë e lehtë për të konfiguruar prapavijën dhe në ndeshjen e radhës me korçarët diçka duhet të ndryshojë.

Rexhinaldo dhe Uilliam Kordeiro

TË DËMTUARIT – Rrumbullaku e Cuculi nuk do të jenë të gatshëm të shtunën. Uilliam Kordeiro mund të jetë zgjidhja për mbrojtjen. Rikthimi i brazilianit është shumë i rëndësishëm dhe pavarësisht problemeve me dorën, ai pritet të jetë në fushë. Ende nuk e ka kaluar krejtësisht problemin që ka patur, por do duhet të sakrifikojë sërish.

Rexhinaldo është shqetësimi tjetër i Kukësit. Sulmuesi doli nga fusha e blertë në fillim të pjesës së dytë dhe pritet të mësohet nëse ka diçka shqetësuese. Dëshira e tij është e madhe që të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës me Skënderbeun.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.