Finale me Flamurtarin, Tirana ul çmimin e biletave dhe fton tifozët

Tirana fitoi në Laç, por ende nuk e ka hequr stresin e mbijetesës. Duhet edhe një pikë ndaj Flamurtarit nesër, në një përballje ku kthehen edhe tifozët. Dënimi i marrë nga Komisioni i Disiplinës është shlyer dhe në klubin bardheblu kanë menduar të ndryshojnë çmimet e biletave.

Në tribunën kryesore, A dhe B, biletat do të kushtojnë 1000 lekë të reja, kurse në tribunat e tjera 200 lekë. Një ulje me 100 lekë në krahasim me ndeshjet e tjera që Tirana ka zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ndeshja e nesërme me Flamurtarin, që zhvillohet prej orës 16:00, është edhe një parapërgatitje për finalen e Kupës së Shqipërisë të dielën. Fitorja me vlonjatët, veçse për objektivin mbijetesë (mjafton edhe një pikë), shërben shumë për moralin e futbollistëve.

Triumfi në transfertë me Laçin i ka çliruar disi futbollistët, por sërish ata e dinë mirë që nuk ka mbaruar asgjë. Trajneri Ardian Mema as këtë javë nuk ka dalë para mediave, duke tentuar të fokusohet vetëm të puna me skuadrën. Qetësia në kampin bardheblu në këto momente është shumë e rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *