Finale kupe si stërvitje, Barcelona turpëron Seviljen dhe Iniesta largohet si mbret

1

Barcelona e javëve të fundit dukej në vështirë, por sot u tregua e pamëshirshme në finalen e Kupës së Mbretit kundër Seviljes, duke fituar 5-0, me një paraqitje perfekte.

Ishte finalja e fundit e Andres Iniestës në futbollin spanjoll, pasi mesfushori legjendar do të largohet në verë dhe natyrisht duhej të ndahej në mënyrë sa më të bukur. Ndeshje e shkëlqyer për të, por edhe për Suarez e Mesin, që i kanë dhuruar e parë në klub Ernesto Valverdes.

Vetëm 14 minuta zgjati rezistenca e Seviljes, sepse Suarez shënoi pas pasimit nga Kutinjo dhe aty mori fund gjithçka. Barça bënte ç’të donte në fushë dhe Mesi e Suarez shënuan edhe dy herë në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë ishte spektakël me një aktor dhe Iniesta në minutën e 52-të gjeti golin e katërt, ndërsa në minutën e 69-të Kutinjo shënoi nga pika e bardhë.

Kurioze: Suarez ka shënuar në çdo finale që ka luajtur në karrierën e vet me Barcelonën.

You might also like
1 Comment
  1. MOSCOU says

    barcelona gjithmone fantastike si gjithmone me MESIN ne krye te ekipit te gjithe fantastikme ne kryetarin e tyre triblues dhe pasues si ai as edhe nje fotbolliste tjeter ne bote i tille eshte MESSI dhe vetem MESSI cao nga fr …

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.