Finale klasike për Vllazninë, Shënkolli surpriza e bukur

0

Në Qendrën Sportive Kamëz, u luajtën ndeshjet gjysmëfinale të fazës Play-off për kampionatet e moshave U-17 dhe U-19. Kategoria Superiore U-17 do të ketë në finale Tiranën dhe Shënkollin, që kanë triumfuar në ndeshjet e tyre gjysmë finale. Tirana mundi Teutën me rezultatin 2-1, ndërsa Shënkolli arriti të triumfojë ndaj Flamurtarit me rezultatin 2-0.

Kategoria Superiore U-19 do të ketë në finale klasike midis  Vllaznisë dhe Shkëndijës e Tiranës, dy ekipe këto që dominojnë prej vitesh në këtë grupmoshë. Shkodranët kanë mundur minimalisht Flamurtarin me rezultatin 1-0 dhe kanë siguruar finalen e madhe. Shkëndija e Tiranës mundi 4-2 Besën, në një ndeshje me emocione dhe gola. Javën e ardhshme do të përcaktohen datat dhe stadiumet e ndeshjeve finale.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.