Filozofia e Shkëmbit/ E bukura e Teutës në Superiore, shënojnë të gjithë në ekipin e durrsakëve

Nëse marrim për bazë tre ndeshjet e Superiores deri në këto momente, atëherë Teuta është një nga tre skuadrat me më shumë gola të shënuara deri tani. Pas Kukësit dhe Tiranës që kanë realizuar 5 gola, ekipi durrsak ka arritur të tund tre herë rrjetën deri tani.

Skema dhe taktika e trajnerit Bledi Shkëmbi duket e qartë deri tani: “Jo një pikë ku të bazohemi, por gjithë ekipi”. Të gjitha golat e shënuara deri tani kanë ardhur nga futbollistë të ndryshëm. Në përballjen e parë serinë e golave të sezonit do ta hapte Renato Arapi ndaj Bylisit për të dhënë tre pikët.

Ndeshja në transfertë ndaj Tiranës do të mbyllej pa gola, për t’i marrë pikën bardhebluve, në të vetmen ndeshjen që këta të fundit kanë gabuar. Ndërsa në përballjen ndaj Luftëtarit do të shënonte të parin Nikac, për të vazhduar me Vecajn dhe për ta mbyllur me Avdylin në atë takim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *