“Filozofi” Alegri: Juventusi që më pëlqen? Ai që fiton…

0

Juventusi arriti të fitonte ndeshjen e dhjetë në kampionat, duke mposhtur Kaljarin me rezultatin 3-1 dhe duke ruajtur diferencën e gjashtë pikëve me Interin dhe Napolin. Trajneri Alegri është i kënaqur me fitoren, por ai e di mirë se ky ekip ka potencial më të madh dhe duhet ta shfrytëzojë më mirë.

Çdo gjë rregullohet me punë, ndërsa në mesjavë rikthehet Champions-i dhe në Torino vjen Mançester Junajtid i Murinjos. Një rezultat pozitiv kualifikon bardhezinjtë me tej dhe Alegri dëshiron ta mbyllë të mërkurën çështjen e kualifikimit. Kielini dhe Bernardeski janë gati, ndërsa do të vlerësohet gjendja e Matuidi, i cili ka pësuar një goditje të fortë kundër ekipit sard.

FITORJA – “Për atë që krijuam dhe pësuam, e merituam fitoren. Skuadra e nisi mirë ndeshjen, kishim mundësi të shënonim golin e dytë, nuk e bëmë dhe më pas e humbëm pak. Duhet të përmirësohemi në mbrojtje, po pësojmë shumë dhe kjo nuk shkon. Lejuam shumë krose dhe mesfushorët tonë nuk ishin gjithmonë në pozicionet që dua. Ishte e rëndësishme të fitonim dhe të ruanim distancën. Tani kemi ndeshjen me Junajtid dhe një rezultat pozitiv na kualifikon.”

INTER-NAPOLI – “Ata po bëjnë mirë, kanë histori, traditë dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm. E njëjta gjë për Napolin, ata luajnë një futboll të bukur, po bëjnë mirë dhe duhet t’i kemi kujdes.”

JUVENTUSI – “Kielini është rikuperuar, besoj të njëjtën gjë dhe për Bernardeskin. Matuidi ka pësuar një goditje, por të shohim. Të mërkurën do të zbresin 11 lojtarë në fushë. Nuk jemi aq solidë sa duhet, duhet të vazhdojmë të punojmë. Në Champions kemi motivim ndryshe, por duhet të përmirësohemi dhe në kampionat. Juventusi që më pëlqen është ai që fiton. Pa Manxhukiç driblojmë më shumë, por duhet të jemi më të aftë me ata që na vijnë nga pas.”

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.