Fillon seleksionimi i FSHF për zonat, De Biazi: Të rinjtë, e ardhmja!

0

Rreth 150 fëmijë të talentuar të datëlindjes 1999, të ekipeve të zonës së Tiranës dhe Durrësit, janë vëzhguar teknikisht nga specialistët e FSHF. Gjithçka ka funksionuar mjaft mirë sipas një programi të detajuar të Sektorit të Ekipeve Kombëtare në FSHF dhe do të vazhdoje deri në fund të muajit (mbyllet me 29 janar). Në sytë e specialistëve dhe trajnereve Bujar Kasmi, Redi Jupi, Xhani de Biazi, Paolo Tramexani, Altin Lala, Xhemal Mustedanagiç kanë kaluar me performancën e tyre mjaft fëmijë të talentuar të zonës së Tiranës dhe Durrësit. Sot do të performojnë fëmijët e datëlindjes 1999, të zonës së Fierit dhe Korçës. Seleksionimi fillon në orën 10:00. Nw lidhje me kwtw ka folur dhe Xhani d Biazi: “Është herët për të thënë këtë. Mendoj se gjëja kryesore është të punojmë në bazë për të arritur në majë të piramidës me lojtarë të mirë. Kombëtarja e moshave të Shqipërisë është një dritare e mirë për futbollistët, pasi këtu talentet ekzistojnë. Ata kanë nevojë të kenë një skuadër të mirë ku të luajnë dhe sigurisht drejtimin e duhur në nivel të rinjsh. Pikërisht këtij aspekti duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here