Fillojnë bisedimet, Junajtid kontakton Alegrin

Situata te Mançester Junajtid nuk është aspak e qetë. Drejtuesit e klubit po mendojnë për më të keqen dhe janë duke parë se kush mund ta zëvendësojë portugezin në stolin e “djajve të kuq”.

Sajti i njohur italian “calciomercato”, ka raportuar se përfaqësuesit e Masimiliano Alegrit janë kontaktuar nga zyrtarë të lartë të klubit anglez për të diskutuar paraprakisht për një marrëveshje që mund ta çonte italianin në krye të bankinës të klubit më të trofeshëm në Angli.

Sigurisht, nuk bëhet fjalë për një emërim në mes të sezonit, pasi tekniku livornez është në kontratë me Juventusin. Kampionët e Italisë pritet të mos bëhen pengesë për trajnerin, nëse Alegri do të shprehë dëshirën për t’u larguar në fund të sezonit edhe pse kontrata e tij skadon në qershorin e 2020-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *