Fillim ters për Mavrajn, lajm i keq për mbrojtësin kuqezi

Mërgim Mavraj zgjodhi skuadrën e Greuther Furth për të vazhduar karrierën e tij, pas një sezoni me shumë ulje-ngritje me skuadrën e Ingolshtad. 33-vjeçari vendosi të qëndrojë në Bundesligën 2 gjermane.

Ekipi gjerman i Greuther Furth luaji një miqësore përballë Ausburgut, që u mbyll me humbje 0-1. Kjo sfidë, ishte fatale për Mavrajn, që pësoi një dëmtim në minutën e 19-të gjatë ekzekutimit të një goditje këndi, duke u larguar nga fusha e blertë.

Mavraj ka dëmtuar shpatullën e tij të majtë dhe flitet për një mungesë 1-2 muaj. Edhe pse mendohej titullar i Greuther Furth në sezonin e ri, mbrojtësi i Shqipërisë mund të humbasë sfidat e para të kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *