Fillim pa humbje, por Shaland është i pakënaqur me Kosovën

0

Lojë e mirë, por në fund vetëm një barazim 1-1. Ndoshta duket e tepruar të mos jesh i kënaqur me barazim ndaj Bullgarisë, por me atë që ka treguar në vitin e fundit dhe me paraqitjen e shkëlqyer sot, Kosova mund dhe duhej të merrte më shumë në startin e kualifikueseve të Euro 2020.

Shumë raste të humbura, një gol naiv i pësuar dhe trajneri Bernard Shaland pas ndeshjes natyrisht ishte i mërzitur.

Mendoj se kemi bërë një pjesë të dytë shumë të mirë, një të parë jo aq pozitive. Ekipi nuk ishte nervoz, por dëshironte të fitonte. U munduam, por nuk ishte e lehtë përballë një ekipi që është mbrojtur shumë mirë. Në fund gjëja më e rëndësishme në futboll është efikasiteti”, tha Challandes për Supersport Kosova.

Nuk kemi qenë në kualitetin më të mirë sot. Jam i kënaqur me skuadrën. por jo me rezultatin. Nuk ka qenë në problem agresiviteti, por kualiteti, në pjesën e parë nuk ishte një pjesë e parë e mirë për nga kualiteti, patëm raste mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen, por kjo nuk ndodhi. Në pjesë të parë nuk kam qenë i kënaqur me skuadrën, e kemi komplikuar shumë, e kemi mbajtur topin shumë dhe ua kam thënë lojtarëve, në pjesën e dytë u përmirësuam”, tha trajneri zviceran, i cili po arrin rezultate madhëshore me Kosovën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.