Filipe Luis i jep fund pritjes, konfirmon skuadrën e re

0

Filipe Luis vendosi t’i japë fund 14 vite qëndrim në Europë. Negociatat për rinovim me Atletikon nuk rezultuan të frytshme, ndërsa Barcelona u tërhoq në momentin e fundit, duke e shtyrë 33-vjeçarin që këto vite të fundit të karrierës së tij t’i kalojë në Brazil.

Flamengo përflitej si ekipi i ri i mëngjarashit, por së fundmi është konfirmuar nga vetë mbrojtësi që me anë të një fotoje në Instagram shihet teksa ka veshur bluzën e Flamengos së bashku me dy yjet e tjerë brazilian Paketa dhe Dani Alvesh.

“Gjiganti” nga shteti federal i Sao  Paolos është ekipi më i pasur në Brazil gjatë viteve të fundit. Krahas Filipe Luis, Flamengo ka siguruar shërbimet e lojtarëve si ish-mbrojtësi i Bajernit Rafinja dhe ish-sulmuesi i CSKA-së së Moskës, Vitinjo.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.