Fili: Partizanit i uroj suksese, por pas ndeshjes kundër nesh

Mesfushori i Luftëtarit, Realdo Fili do të luajë si “ish” kundër Partizanit, sfidë që do të zhvillohet të shtunën e vlefshme për kampionatin Superiore. Pas dy ndeshjeve të fituara në Kupë, Fili është optimist për një tjetër rezultat pozitiv dhe për “RTSH Sport”, tha:

“Kjo është një ndeshje kampionati dhe është ndryshe nga Kupa, por ne do të shkojmë për të marrë tri pikë, për të marrë një rezultat pozitiv. Unë do të ndihmoj ekipin tim, për Partizanin kam shumë respekt.

Pas ndeshjes, i uroj shumë suksese. Rezultatet e mira kanë bërë që morali të rritet brenda grupit. Trajneri ka besim, ne kemi besim se do të arrijmë të objektivat dhe ta mbyllim sezonin me sukses”, u shpreh Fili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *