Fili në stol, Ekuban, i vetëm në sulm!

0

 

Trajneri Sormani ka dhënë indikacionet e para. Atanda do ta fillojë majtas, ndërsa nigeriani ka fituar duelin me fierakun që nuk e nis si titullar

 

Eraldo Harlicaj

 

Skuadra e Partizanit vazhdon punën intensive në kuadër të ndeshjes së dytë për Europa League ndaj Red Bull Salzburgut. “Demat” duhet të kthejnë rezultatin për të arritur kualifikimin e shumëdëshiruar. Diçka e tillë duket e vështirë, por jo e pamundur për të kuqtë të cilët besojnë  se mund të ia dalin mbanë. Stafi teknik ka futur një frymë shumë pozitive te lojtarët deh ka rritur së tepërmi besimin për kalimin me sukses të kësaj sfide, diçka e tillë është bërë më intensive edhe pas ndeshjes së barazuar nga austriakët në shtëpi për kampionat.

Tekniku italian ka filluar të mendojë edhe për ekipin që do të rreshtojë në fushë nga minuta e parë. Sormani ka probleme vetëm në krahun e majtë të mbrojtjes me Kalarin që nuk mund të jetë i pranishëm, pasi është me karton të kuq, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme.

Arapi – Atanda? – Një ndër dilemat e trajnerit për këtë sfidë është padyshim edhe rreshtimi i mbrojtjes dhe pozicionimi i një lojtari në krahun e majtë, pas daljes me të kuqe të Reanto Kalarit. Në balotazh janë Sodiq Atanda dhe Renato Arapi. Ky i fundit ishte më i favorizuar në momentet e para, por tekniku pritet t’i besojë vendin e titullarit në krahun e majtë nigerianit, pasi nuk do që të prishë dyshen e krijuar në mes të Krasniqit dhe Arapit. Renato ka filluar që të ambientohet me grupin dhe në ndeshjen e funti ndaj Red Bull Salzburgut ka qenë ndër më të mirët në fushë duke ndihmuar skuadrën edhe në sulm, sidomos me topa e gjatë pas shpinës së kundërshtarit.

Fili – Ekuban? – Një tjetër balotazh i rëndësishëm është edhe Caleb Ekuban me Realdo Filin. Sulmi do të jetë mjaft i rëndësishëm për skuadrën e kuqe që duhet të shënojë me patjetër, por shanset që ekipi të luajë me dy sulmues janë shumë të vogla. Trajneri Adolfo Sormani për momentin sheh më të favorizuar për të qenë lokomotiva e skuadrës lojtarin e huazuar nga Kievo, pikërisht Ekubanin. Lojtari ka bërë mjaft mirë deri në këto momente me skuadrën e kuqe dhe ka fituar zemrat e të gjithëve. I fortë, i shpejtë dhe mjaft luftarak, Fili duket se e ka humbur “garën” me Ekubanin.

Ramadani – Bertoni? – Balatozhi më i lezetshëm për skuadrën e kuqe pritet që të jetë Ylber Ramadani dhe Luka Bertoni. Ky i fundit i afruar në merkaton e verës nuk ka gjetur ende anojë minuta, pasi 20 vjeçari shqiptar është paraqitur mjaft mirë. Për momentin, Bertoni ka edhe probleme fizike dhe akoma nuk ka arritur në formën maksimale, por pavarësisht kësaj duket se do ta ketë të vështirë të gjejë hapësira në formacion nëse Partizani përdor këtë modul loje. Drejtori Genc Tomori në nj intervistë televizive tha se dy futbollistët nuk janë në të njëjtin pozicion, por hapësirat për t dy në formacion janë të limituara prandaj njëri prej tyre do ta fitojë balatozhin mes tyre dhe do të ulë tjetrin në stol.

Batha – Torasa – Janë dy lojtarët që kanë shfaqur probleme gjatë stërvitjeve të Partizanit, por të dy lojtarët me shumë mundësi do e nisin takimin nga minuta e parë për trajnerin Sormani.

Bardhi – I riu është përdorur si rezervë e teknikut në pothuajse të gjitha takimet dhe është futur në fund të ndeshjes, por pas gjobës s marrë dhe masës që pritet drejt tij diçka e tillë ka pak gjasa të ndodhë. Megjithatë, gjithçka varet në varësi të rrjedhës së lojës.

 

Formacioni i mundshëm

Hoxha

Ibrahimi Krasniqi Arapi Atanda

Ramadani

Vila Batha Trashi Torasa

Ekuban

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image