Fil Nevil kundër Murinjos: E trajtoi si miqësore ndeshjen me Arsenalin

0

Zhoze Murinjo nuk e vrau mendjen fare për ndeshjen e humbur kundër Arsenalit, sipas ish-mbrojtësit të Mançester Junajtid, Fil Nevil.

Junajtid doli nga gara për vendin e katërt në Premier Ligë, pas humbjes 2-0 në Londër, ndërsa Murinjo hodhi në fushë një formacion pa shumë titullarë, duke pasur edhe ndeshjen e së enjtes kundër Selta Vigos në mendje.

Pas ndeshjes Murinjo u pa shumë i qetë dhe bënte humor në intervista, por një qëndrim i tillë ka zemëruar Nevil, i cili qorton trajnerin portugez dhe evidenton rrënimin e një supersfide si Arsenal-Man Utd, një herë e një kohë ndeshja më e madhe në futbollin anglez.

“Dukej si një ndeshje mes dy skuadrash të mesit të tabelës, nga ato ndeshjet e fundsezonit që nuk i hyjnë në punë askujt. Arsenali fitoi dhe ndali serinë pa humbje të Junajtid, por askush nuk u shqetësua, as Murinjo.

“Ishte hera e parë që Venger e mundte në një ndeshje zyrtare, pas 13 vitesh dhe 15 përballjes, por pas ndeshjes për herë të parë pas 6 muajsh e shihja Murinjon aq të qetë dhe të buzëqeshur. Dukej qartë që ndeshja kundër Arsenalit ishte një bezdi për të dhe mendjen e kishte vetëm te Selta, aq sa dukej qartë që synimi kryesor ishte mbyllja e ndeshjes pa dëmtime.

“Kur unë luaja futboll, ndeshja kundër Arsenalit ishte më e madhja e sezonit, dukej si një betejë, ditët para ndeshjes ishin elektrike dhe ndeshjet shpesh vendosin fatet e titullit. Kishte nervozizëm në kulm, një herë mora karton të verdhë pas 27 sekondash, një herë tjetër Lauren më kapi për fyti.

“Të dielën dukej si një miqësore para sezonit, sikur po luanin ndonjë ndeshje në nderim të ndonjë futbollisti legjendar”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image