Fiksimi për ta rikthyer, Juventus ofron dy lojtarë për Pogba

0

Juventusi nuk dorëzohet për Pol Pogba. Francezi është objektivi i madh i mesfushës dhe drejtuesit po bëjnë maksimumin për të rikthyer 26-vjeçarin në Torinon bardhezi.

Vetë mesfushori dëshiron të largohet nga Mançester Junajtid. Në garë për të është edhe Reali i Madridit, por spanjollët duan të shesin Garet Bejl në fillim.

Sipas raportimeve të mediave angleze, Juventusi i ka ofruar “Djajve të Kuq” Paulo Dibala dhe Aleks Sandro për Pogbanë. Një ofertë tepër interesante për klubin nga Mançesteri, ndërsa bardhezinjtë konfirmojnë dëshirën e madhe për të rikthyer në ekip kampionin e botës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.