Fiksimi i vjetër nuk harrohet, zbulohet kushti kryesor i Sarrit

0

Zbulohet kushti kryesor i Mauricio Sarrit për Juventusin. Fiksimet e vjetra nuk harrohen lehtë. Trajneri pritet të zyrtarizojë largimin nga Çelsit për t’u rikthyer në Itali tashmë si trajner i bardhezinjve torinezë.

“Komandanti” ka një dëshirë të madhe për repartin ofensiv. Flasim për Mauro Ikardin, i cili pritet të largohet nga Interi. Në verën e vitit 2016, Napoli shiti Higuain te Juventusi dhe Sarri kërkoi Ikardin.

Zikaltrit e cilësonin të pashitshëm atë kohë dhe De Laurentis solli Milik. Sarri e cilëson argjentinasin si sulmuesin ideal për skemat e tij. Trajneri mendon se 26-vjeçari është ndër sulmuesit më të mirë në botë brenda zonës dhe siguron rreth 30-40 gola në sezon.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.