Fiksimi i Ronaldos, fishkëllimat e tifozëve

0

Është absurde, por në “Santiago Bernabeu” ka gjithnjë tifozë të pakënaqur. Duan fitore nga Reali, por pastaj e duan me goleadë, pastaj nuk duan të pësojnë gol, pastaj duan titullin kampion, por nuk mjafton, sepse duan edhe Champions League, por eliminimi nga kupa mbetet njollë, etj, etj.

Absurditeti shtohet kur dëgjon fishkëllima ndaj Ronaldos, sa herë portugezi humbet ndonjë rast të pastër apo vonon të gjejë golin. Dakord, është njerëzor, bën gabime, ndoshta nuk është numri 1 në botë për simpati, por Ronaldo është një nga ata lojtarë që nuk duhen diskutuar kurrë dhe peshën e tij tifozët do ta kuptojnë kur të lërë Realin ose futbollin.

Vetë portugezi nuk duron dot sjellje të tilla dhe në çdo ndeshje nuk e fsheh zemërimin e tij kur dëgjon fishkëllima ndaj tij. Pikërisht në ndeshjen e djeshme kundër Atletikos, pasi shënoi golin e tretë u kthye nga tifozët dhe u bëri shenjë të mos fishkëllenin, por vetëm të duartrokisnin.

Edhe pas ndeshjes, Ronaldo përsëriti konceptin: “Po e them sërish, nuk dua që të më fishkëlleni. Unë do të përpiqem të jap maksimumin, si zakonisht”.

Për ndeshjen, Ronaldo tha: “Skuadra ishte e jashtëzakonshme. Ishte radha ime të shënoja, por skuadra ishte fenomenale. Luajtëm ndeshjen perfekte, por Atletiko është skuadër shumë e mirë, duhet të bëjmë kujdes në kthim”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image