Fiksimi i ri i Realit, 105 milionë euro ofertë

0

Ndoshta është vetëm një “shashkë” nga ato që hidhen shpesh në kohë merkatoje, por lajmi që vjen nga Spanja është i bujshëm.

Sipas të përditshmes katalanase “Sport”, Reali i Madridit është gati të ofrojë 105 milionë euro për sulmuesin e Juventusit Paulo Dibala.

Florentino Perez e ka zakon që të bëjë ndonjë goditje të madhe herë pas here dhe tani është fiksuar me Dibalan, edhe për faktin se Hames Rodrigez rezultoi një zhgënjim dhe mund të shitet tani ose në verë.

Për Dibalan është gati një kontratë prej 10 milionë eurosh në sezon, që është një shifër shumë e lartë, krahasuar me 7.5 milionët që mund t’i ofrojë Juventusi për rinovimin.

Tani duhet parë nëse oferta është e vërtetë: me 105 milionë, Juventusi lëshoi pa qarë shumë një si Pogba, ndaj me siguri zor se do të thotë “jo”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.