Fiksimi i Grizmanit, gati të “sakrifikojë” për Barcelonën

0

Barcelona tentoi gjatë në merkaton e verës së kaluar për të bindur Antuan Grizman që të transferohet në Katalunjë, por francezi u tundonte nga ideja për të fituar Champions Ligën me Atletikon e Madridit në shtëpi.

Finalja e madhe e këtij sezoni do të luhet në “Wanda Metropolitana” dhe ëndrra e madhe e të gjithëve në kampin “colchoneros” ishte mbërritja aty. Diçka e tillë nuk ndodhi, pasi Kristiano Ronaldo mendonte ndryshe dhe tashmë ka filluar të mendojë ndryshe edhe vetë “ylli” i ekipit të Simeones.

Siç raporton “Mundo Deportivo”, kampioni i botës me Francën dëshiron të luajë ne një ekip me Mesin sezonin e ri. Grizman dëshiron shumë transferimin te Barcelona, aq sa është gati të pranojë një rrogë më të vogël.

28-vjeçari përfiton 23 milionë euro në sezon tek Atletiko. Ai është gati të heqë dorë nga 7 milionë euro dhe të pranojë një rrogë prej 16 milionësh në sezon, aq sa ofronte dhe klubi katalanas verën e kaluar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.