Fiksimi i Dani Alvesh: Nuk e mbyll karrierën pa luajtur këtu!

Dani Alvesh është një nga mbrojtësit e krahut më të mirë të viteve të fundit, ka luajtur dhe fituar me ekipe si: Barcelona, Juventus, PSG dhe Sevilja. Megjithatë, 35-vjeçari nuk dëshiron ta mbyllë karrierën e tij pa provuar emocionet e… Premier Ligës.

Braziliani i PSG ka folur për “Telegraph”, duke theksuar dëshirën e tij për të mos e mbyllur karrierën pa luajtur në vendin ishullor. “Ideja e mbylljes së karrierës pa luajtur në Premier Ligë nuk është e mundur. Në Angli luhet futbolli më i pabesueshëm në botë. Mbi të gjitha për respektin që tifozët kanë për ne futbollistët dhe pastaj për pasionin dhe intensitetin në fushë. Do të ishte perfekte të kisha mundësinë për të luajtur në kampionatin anglez. Do të ndodhë në një mënyrë, ose në një tjetër“, insiston Dani Alvesh.

Braziliani i skadon kontrata me PSG në qershorin e ardhshëm dhe një gjë e tillë mund të shtyje lojtarin të largohet drejt Premier Ligës, që në merkaton e janarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *