“Fik televizorin për lajme dhe jo gazeta”, De Biazi: Jo! Shqipëria nuk ha gol më në fund, tani keni shembullin

0

De Biazi ka folur nga karantina në zonën e Trevizos ku gjendet në Itali. Tek një vend që dëgjon vetëm për shtimin e rasteve të të prekurve dhe njerëzve që po vdesin nga Koronavirusi, ish-trajneri shqiptar gjen zgjidhjen për këtë situatë. “Fik televizorin nëse bëhet fjalë për lajme dhe jo gazeta”, pasi në këtë mënyrë, gjendja psikologjike vetëm sa do të rëndohet dhe përkeqësohet. Ndërkohë, De Biazi u shpreh për “Vizionin e Pasdites” se shpreson që Shqipëria të mos e pësojë në fund golin, ashtu siç është shprehur edhe Rama.

“ Në fakt nuk dal nga shtëpia, nuk preferoj të lexoj gazeta apo të dëgjoj lajme. Dëshiroj të qëndroj i qetë. Italia është në izolim, këtu ka shumë të infektuar, duke qëndruar në shtëpi shpresoj të kaloj kjo situatë.

Jo, unë shpresoj që Shqipërisë mos t’i bëhet gol në momentin e fundit. Une besoj se keni fatin që keni një shembull përpara, Italinë, që ka kërkuar me të gjitha mënyra të përmbajë një problem që në fillim ishte pakëz i nënvlerësuar. Askush nuk mendoi se do të kishte një përhapje të madhë të këtij koronavirusi.

Po, po, kam kontaktuar shpesh me miqtë e mi, prej të cilëve po përpiqem të kuptoj situatën. Këtë mëngjes kam folur me presidentin Duka, me mori ai rreth orës 9 të mëngjesit, e më tha se ishte pak i shqetësuar prej të gjitha lajmeve që vijnë nga Italia, me të drejtë. Normalisht, ka dhe shqetësim për të bijtë që janë në Londër, dhe në këtë pikëpamje është shqetësimi i babait të një familje që shpreson se të gjitha gjërat do të shkojnë për mirë. Sot, nuk mund të shkoj te ime më, që jeton 15 kilometra larg meje, e nuk mund të shkoj te ime motër e im vëlla”, ka thënë De Biazi. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.