Figura e njohur e Partizanit ngre zërin: Demi të shkund ekipin! Trishtim dhe ndoshta…dështim

0

Edmond Dosti është një figurë e njohur e Partizanit, që pavarësisht se nuk luan më në fushën e lojës si dikur për të ndihmuar të kuqtë, nuk qendron larg kësaj skuadre. Zemra i dhemb kur sheh situatën e vështirë të ekipit, që po e humbet disi rrugën që të dërgon te titulli.

Nëpërmjet një reagimi të bërë në “Facebook”, ka edhe një thirrje për presidentin e Partizanit, Demi. Aty thuhet se drejtuesi i klubit duhet të shkund ekipin, ndërsa lojtarët e huaj nuk e ndiejnë fanellën. Trishtim dhe ndoshta…dështim, është mënyra se Dosti e parashtron panoramën e tij, duke kujtuar se dashuria e madhe me trajnerët italianë, nuk po e dërgon Partizanin askund. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.