Figo: Nëse nuk shkoja te Reali, rrënohesha

Luis Figo është një ndër futbollistët e paktë që ka luajtur si me Barcelonën, ashtu edhe me Realin, ndërkohë që është ndër figurat që ka tërbuar më shumë tifozët katalanas, kur iku fshehurazi për te Reali.

Tani, kur kanë kaluar shumë vite, ish-mesfushori i Portugalisë ka folur për emisionin spanjoll Universo Valdano”, me Horge Valdano, ku ka shpjeguar prapaskenat e transferimit te Reali: “Kam kaluar 5 vite të mrekullueshme te Barcelona, në aspektin njerëzor dhe sportiv. Më pas doli një kandidat i ri për president, Gaspart, tek i cili nuk kisha fare besim. Mund të më premtonte edhe hënën, por nuk do e besoja kurrë”.

Nga 1995 deri në 2000 te Barcelona, Figo më pas u arratis për te Reali:” “Gjërat u bënë gjithnjë e më serioze, derisa arrita marrëveshjen me kandidatin për president të Realit. Megjithatë, nuk kisha firmosur ende, kur mora vesh se nëse nuk firmosja, do duhej te paguaja gjithë abonimet e Bernabeu për 1 vit. Ajo ishte një klauzolë e firmosur nga agjenti im. Nuk dija gjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *