FIFA vendos, Hazard dhe Van Dijk në krye!

Miliona të apasionuar pas kësaj video-game kanë qenë kuriozë për të parë se kush do të ishin yjet në kopertinën e FIFA 20

0

Video-game më i famshëm në botë, “FIFA”, do të lançojë versionin më të fundit me datë 27 shtator, atë të FIFA 20 dhe një nga dilemat më të mëdha, ka marrë fund. Miliona të apasionuar pas kësaj video-game kanë qenë kuriozë për të parë se kush do të ishin yjet në kopertinën e FIFA 20, pas largimit të Juventusit nga kompania EA Sports. Mungesa e Kristiano Ronaldos është zëvendësuar me Eden Hazard, yllin më të ri te Real Madridit, dhe Virxhil Van Dijk, me shumë gjasa mbrojtësi më i mirë në botë.

Van Dijk dhe Hazard kanë reaguar menjëherë pasi ky lajm është bërë publik nga kompania multi-miliardere, EA Sports. Holandezi tha se ndihet shumë i emocionuar dhe se kjo është një arritje e madhe për të. Gjithashtu, edhe ylli belg i Real Madridit u pa i lumtur me këtë vlerësim, por që nuk është i pari për të gjatë viteve të fundit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.