FIFA pezullon yllin e Leverkuzenit

0

Një lajm befasues dhe dëshpërues për Bajer Leverkuzenin: mesfushori turk Hakan Çalhanoglu është pezulluar për 4 muaj dhe dënimi i dhënë nga FIFA është aprovuar edhe nga CAS në Lozanë.

Mesfushori 22-vjeçar është ndër lojtarët më të rëndësishëm të Leverkuzenit dhe kombëtares turke, ndërsa verën e shkuar u kërkua nga Totenhemi dhe në janar nga Atletiko e Madridit.

Dënimi lidhet me një gjyq të hapur nga Trabzonspori, pasi në vitin 2011 Çalhanoglu, ende minoren, arriti një marrëveshje për transferim aty, por më pas rinovoi me Karslruhen dhe më vonë firmosi për Hamburgun.

FIFA i dha të drejtë klubit turk, ndërsa drejtori sportiv i Leverkuzenit, Rudi Fëler, deklaron: “Është një vendim i pakuptimtë, na vjen shumë keq, pasi ndëshkohet pa të drejtë klubi ynë. Është një goditje e rëndë për ne dhe për lojtarin, i cili do të mungojë në pjesën kyçe të sezonit”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here