FIFA na fal, ia hedhim me një supergjobë

0

Katrahura në Itali, ku u ndërpre ndeshja kualifikuese Itali-Shqipëri si pasojë e tymuesve dhe fishekzjarreve nga sektori i tifozerisë sonë, natyrisht që do të analizohej nga FIFA dhe frika ishte e madhe, duke pasur në mendje edhe disa precedentë aspak pozitivë.

Megjithatë, edhe këtë radhë kemi shpëtuar nga ndonjë dënim ekstrem, sepse mendohej dënimi i fushës.

FIFA-s na ka vendosur një supergjobë prej 100 mijë frangash zvicerane dhe kemi marrë një paralajmërim të fundit që të evitojmë situata të tilla në të ardhmen. FSHF ka marrë edhe një gjobë tjetër prej 5 mijë frangash zvicerane për shkak të sjelljes së papërshtatshme të skuadrës.

Ndërkaq, është gjobitur edhe Italia me 15.000 franga, pasi ishte vend organizator dhe masat organizative nuk ishin të kënaqshme.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image