FIFA krijon algoritmin që përcakton çmimet e lojtarëve!

FIFA ka përgatitur reformën për të kontrolluar fluksin e merkatos, vlerësimin shkencor të çmimit të futbollistëve, kufizimin e huazimeve dhe komisionet e transferimeve. Por, jo vetëm kaq. Hapi i radhës është përdorimi i një algoritmi siç citon anglezja “The Mirror”.

Qeveria Botërore e Futbollit ka zhvilluar një algoritëm në bashkëpunim me një “task force”, që është në kontakt me CIES, që monitoron vlerat e lojtarëve të ndryshëm. Përdorimi i rregullave matematikore do të lejojë të vlerësojë vlerat dhe probabilitet në mënyrë shkencore. Një lloj treguesi burse, që duhet të garantojë një merkato më pak të luhatshme.

Propozimi parashikon dhe një taksë të re. Nëse do të tejkalohen indikacionet e algoritmit, atëherë, do të taksohet një përqindje e transferimeve. FIFA do t’i përdorë pastaj këto para për një fond solidariteti. Qëllimi është të krijohet një treg i qëndrueshëm duke kufizuar çmimet e “çmendura” dhe progresionin rritës të çmimit të lojtarëve, sidomos atyre të rinj.

Në këtë kontekst përfshihet dhe roli i menaxherëve të lojtarëve. FIFA do të propozojë një tavan sa i përket komisioneve të menaxherëve. Gjithashtu, po studiohet një “room” e specializuar për identifikimin, përpunimin dhe kontrollin e përqindjeve të transferimit. FIFA dëshiron të kontrollojë gjithçka, por mbetet për t’u parë nëse reforma e propozuar do të kthehet në ligj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *