FIFA i mbyt në gjoba kombëtaret, arsyet janë “qesharake”

Botërori “Rusi 2018” është shoqëruar me gjoba të shumta nga institucioni qeverisës i futbollit ndërkombëtar. Përgjatë të gjithë turneut, FIFA ka grumbulluar 750000 euro të ardhura nga gjobat e vendosura lojtarëve dhe përfaqësuesve të Botërorit.

Gjobat kanë qenë për arsye nga më të ndryshmet.  Siç e dimë të gjithë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u gjobitën 5000 franga për provokim të fansave kundërshtarë, ndërsa federata dhe trajneri serb u gjobitën për fyerje ndaj gjyqtarit të takimit.

Por,  çuditërisht gjobat më të majme, kanë ardhur për “shkelje të rregullave të marketingut”. Suedia, Anglia dhe Kroacia u gjobitën me nga 50000 franga secila për shkak të përdorimit të çorapeve të gabuara, por “Tri Luanët” e pësuan dy herë nga FIFA, pasi u gjobitën 70000 franga për faktin qesharak që një ndër lojtarët e tyre piu ujë nga një shishe që nuk i përkiste sponsorit zyrtar të Botërorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *