FIFA guxon më shumë se UEFA, Infantino: VAR do ta ndihmojë futbollin

Penalltia akorduar ndaj Juventusit në Madrid ka rindezur debatin nëse VAR duhet përdorimin edhe në Champions League. Për të gjithë tëllata që mendojnë se teknologjia i heq anën njerëzore futbollit dhe ndal shpesh lojën, me siguri ndalesa e lojës për 3-4 minuta dje dhe protestat pa fund të Juves i kanë bërë të ndryshojnë mendim, sepse nëse penalltia do konfirmohej me VAR, zor se protestat do të ishin të tilla sa të çonin te kartoni i kuq i Bufonit.

UEFA ende nuk ka ndonjë plan për përfshirjen e sistemit VAR në kompeticionet e saj, por ndërkohë FIFA ka vendosur prej kohësh që të përdorë teknologjinë në Kupën e Botës 2018.

Presidenti Xhani Infantino ka këmbëngulur se VAR është rruga e vetme për ta bërë futbollin më të thjeshtë dhe të besueshëm, duke evituar dyshimet për arbitrat.

“A do ketë sërish gabime? Absolutisht po, pasi edhe me VAR një pjesë e gjykimit do të varet nga faktori njerëzor dhe gabimet janë humane, sidomos në situata presioni të madh. Megjithatë, ne jemi gati për çdo situatë dhe e dimë që do të ketë polemika. Ne duam t’u japim çdo ndihmë të mundshme arbitrave për të marrë me mendje të kthjellët çdo vendim, edhe duke e ditur që mund të krijohen debate të reja, por që e ndihmojnë futbollin. Tani loja ndalet për shumë arsye, edhe për rivënie anësore, ndaj herët a vonë edhe ndërprerja nga VAR-i do të e bëhet pjesë normale e ndeshjeve”, shpjegon Infantino.

Pas penalltisë së akorduar për Realin, në takimin e kthimit të çerekfinaleve të Champions League, u rihap edhe njëherë debati mbi instalimin e VAR-it në kompeticionet europiane.

Vetë UEFA ka mbajtur një qëndrim zyrtar, duke thënë se nuk është ende gati për të aplikuar VAR-in në ndeshjet e Championsit dhe Europa Leagues. Organizmi europian i futbollit ka kërkuar kohë para se të vendosë aplikimin, pasi dëshiron të bindet mbi sigurinë dhe efikasitetin e sistemit.

Gjithsesi, edhe FIFA sot ka kërkuar zyrtarisht nga UEFA, që të instalojë teknologjinë në ndihmë të arbitrave, në ndeshjet europiane. Vetë presidenti Infantino nuk ka preferuar të mbajë qëndrim në lidhje me faktin nëse ishte apo jo 11-metërshi për Realin e Madridit, por tha se VAR-i duhet në respekt të milionave që investohen në këtë sport.

“Mendoj se UEFA duhet të fillojë punën për instalimin e teknologjisë në ndeshjet ku është vetë organizatore. Sigurisht që ne kemi besim te arbitrat në fushën e lojës, por teknologjia do të ndihmonte në shmangien e gabimeve njerëzore. Minimalisht, teknologjia do të shuante të gjitha dilemat apo brengat e klubeve, pasi do të ndërhynte në kohë. Duhet të respektohen milionat që investohen nga shumë klube”, deklaroi Infantino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *