FIFA gëzon Kosovën, Muriqi merr “OK”-in

Kosova kërkon të ruajë vendin e parë në grupin e saj në Nations League, ndërkohë që trajneri Bernard Shaland do të ketë në dispozicion disa prurje të reja për ndeshjen me Maltën dhe Azerbajxhanin.

Fillimisht FIFA dha “OK”-in që të luajnë me dardanët sulmuesi Shkëlqim Demhasaj dhe mbrojtësi Mirlind Kryeziu, kurse sot aprovimi është dhënë edhe për portierin Arijanet Muriqi. Ky i fundit në të shkuarën është aktivizuar me Malin e Zi U21.

Muriqi, i cili është pjesë e Mançester Sitit në Angli, u ftua për herë të parë nga Shaland dhe është një lojtar me perspektivë. Ai mund të ketë shanse edhe të debutojë me Kosovën që tani, duke parë se Samir Ujkani nuk po aktivizohet te Rizespori në Turqi.

Gjithsesi mbetet për t’u parë, pasi portieri me eksperiencë mban shiritin e kapitenit te përfaqësuesja e Kosovës. Visaj Bekaj është portieri tjetër i ftuar nga Shaland për ndeshjet me Maltën dhe Azerbajxhanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *