“FIFA” e lejon që ta turpërojë keq, Majkëll Ngo tallet me shokun e tij Sterling

Në këto kohë të izolimit dhe karantinës, të gjitha lojërat kanë pasur më shumë përdorues, për shkakun se njerëzit janë mbyllur në shtëpi. Këtu përfshihen edhe lojtarët, që kanë zgjedhur ta kalojnë kohën në këtë mënyrë.

Majëkll Ngo ka luajtur “FIFA” me Stërling e Manchester Cityt, duke e turpëruar keqazi me një ekip të panjohur, ndërsa ylli i anglezëve kishte marrë PSG. Gjithashtu sulmuesi i Tiranës tallet duke e pyetur Stërling: “Po luaje ti apo Tiago?”(djali i lojtarit).

Këta futbollistë kanë qenë së bashku tek të rinjtë e Liverpulit, por rrugët e karrierës janë ndarë, ndikuar edhe nga një dëmtim që ka pësuar Ngo. Megjithatë shoqëria e tyre vazhdon të ruhet si më parë. /Sport Ekspres/