Fetollari konfirmon Branicën, Pogradeci e merr seriozisht

0

Peqinasi Klejdis Branica, i cili sezonin e kaluar doli golashënuesi më i mirë në Kategorinë e Parë me 14 gola, portieri Mateo Boçi që e mbylli me Tërbunin, si dhe mesfushori Alton Shkëmbi që luan me skuadra inferiore në Greqi, janë emrat e radhës në merkaton e Pogradecit. Duke shtuar këtu Albi Çekiçin e Ildi Shytin, të cilët  janë konfirmuar nga drejtuesit e klubit, duket që pogradecarët e kanë marrë seriozisht këtë merkato.

Është vetë trajneri Festim Fetollari që i konfirmon këto lëvizje, madje për Branicën ai deklaron se është gati për firmë. “Branica është një përfircim cilësor për Pogradecin. Ditë më parë me drejtuesit e klubit kemi bërë një parakontratë me të dhe këto ditë pritet firma. Duke shtuar këtu Albi Çekiçin dhe Ildi Shytin, si dhe dy futbollistë maqedonas që këto ditë vijnë në Pogradec, për sezonin e ri skuadra do jetë shumë e kompletuar”.

Nga ana tjetër, tekniku i liqenorëve thekson se zgjedhjet e 30 qershorit nuk kanë efekt në formimin e  skuadrës: “Këtu të gjithë jetojnë me futbollin dhe nuk ka asnjë ndikim politika, nisur nga fakti që ne si skuadër administrohemi nga Bashkia. Edhe për sezonin e ri ne do të jemi një skuadër e fortë, që do synojë ngjitje në Kategorinë Superiore”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.