Fetel magjik, dorëzohet Mercedesi

0

Ferrari është në festë në përfundim të Çmimit të Madh të Bahreinit në Formula 1.

Gjermani Sebastian Vetel, me një garë të jashtëzakonshme dhe të pëlqyeshme për të gjithë, lë mbrapa Mercedesin e Hamiltonit dhe bëhet fituesi i garës. I treti Botas, që në fakt ishte fituesi i kualifikueseve të shtunën.

Pas tij Raikonen me një tjetër makinë të kuqe, edhe sepse finlandezi është piloti i Ferrarit. Duke mbetur tek gara, Botas, i nisur i pari pas fitores së vogël në garat kualifikuese të së shtunës, mbetet gjithnjë kryesues, ndërsa Vetel, me një strategji të shpejtë dhe të jashtëzakonshme, ka parakaluar Hamilton.

Verstapen është tërhequr nga gara. Por bukurinë e finales së Çmimit të Madh të Bahreinit e ka prishur hyrja e makinës së sigurisë në pistë në xhiron e trembëdhjetë. Dhe gjithçka ka ndodhur për shkak të përplasjes mes Stroll dhe të riut Sainz.

E kur gara ka nisur seriozisht, kjo pas kthimit në bokse të makinës së sigurisë, Vetel menjëherë është vënë në krye të garës, ndërsa ka lënë nga pas Botas dhe Hamilton. Gjermani shkëputet, kurse Botas i hap rrugën në mënyrë të çuditshme Hamiltonit, që vazhdon ta ndjeki pilotin e Ferrarit. Në pit-stop, parakalime e super parakalime mes të dyve. Por në përfundim Vetel është i pari me rekuperimin që ka bërë në xhiron e fundit ndaj Hamiltonit, që në fakt duhet të mbetet i kënaqur dhe me vendin e dytë. E kësisoj me këtë fitore të dytë në tre gara të zhvilluara deri më tani, Ferrari dhe Vetel vazhdojnë të kryesojnë Formulën 1.

Mes individëve diferenca e pikëve është shtatë mes Vetelit dhe Hamiltonit, kurse mes instruktorëve vetëm tre pikë më shumë është Ferrari ndaj Mercedesit. Një garë e fortë dhe spektakolare, që duket se deri në fund do të mbetet e tillë. Por festa është e Ferrarit, ndërsa ka bërë “Gëzuar Pashkët” pikërisht në Bahrein.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image