Fetel kapet me tifozët: Gjermanët vetëm ankohen, ja si e harxhojnë kohën

Sebastian Fetel është shpallur 4 herë kampion bote në Formula 1. Gjermani garon për Ferrarin prej vitit 2015 dhe ëndrra e tij e madhe është fitimi i titullit me kokëkuqen italiane. Përballë është një Mercedez që po fluturon dhe një “raketë” si Luis Hamilton.

Sivjet ka “shpërthyer” edhe Valeri Botas. Katër garat e para janë veshur me ngjyrat e Mercedezit, Dy triumfe për Hamilton dhe dy për finlandezin. Fetel ka folur për “Der Spiegel”, duke mos i kursyer kritikat për tifozët gjermanë. Më pas një koment për Çarls Leklerk, shokun e ri të skuadrës.

Përpiqem ta bëj mirë punën time, ama të njëjtën gjë synojnë edhe kundërshtarët. Dëgjoj shpesh se duhet të frenojmë ndonjëherë për të shijuar arritjet tona dhe kjo nuk vlen vetëm për fituesit e kampionatit. Shpejtësia e jetës tonë nuk të lë mundësi për reflektim dhe admirim.  Gjithçka harrohet shpejt dhe mendohet vetëm për të shkruar historinë e radhës.

Gjermanët nuk kënaqen kurrë dhe shikojnë gjithmonë vetëm anët negative të gjërave. Harxhojmë shumë kohë duke u ankuar dhe i kushtojmë pak kohë komplimenteve për atë që bën mirë. Leklerk? Mendoj se jemi një skuadër shumë e mirë. Po punojë fort me makinën së bashku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *