Fetel e pranon: Te Ferrari presin rezultate nga unë

0

Sebastian Fetel rrëfen edhe një herë përshtypjet e tij për Ferrarin, skuderinë për të cilën do të garojë në këtë sezon të ri të Formula 1. Me kokëkuqen piloti gjerman është përshtatur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe 4 herë kampioni i botës nuk rresht se theksuari se ai do të japë maksimumin për të ringritur Ferrarin në vendin që i takon. “Të jesh te Ferrari është përgjegjësi dhe nder. Të gjithë presin rezultate të larta nga unë. Shumë gjëra kanë ndryshuar dhe shumë njerëz të rinj janë bërë pjesë e Ferrarit. Pozitive qëndron te fakti se të gjithë në skuadër dëshirojmë të fitojmë. Për sa i përket Enzo Ferrarit është një mëkat që ai nuk është më këtu. Ajo që ka lënë ai te Ferrari është magjike”, pohoi Fetel.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image