Feston sulmuesi i Shqipërisë U21, Kolaj i shënon Milanit

19-vjeçarët e Sasuolos fituan kundër moshatarëve të Milanit me rezultatin 3-0 në ndeshjen e sotmes për kampionatin “Primavera”. Fitore e pastër për ekipin e Aristidi Kolajt, i cili shënoi një nga golat e ndeshjes.

Lojtari ofensiv shënoi golin e dytë të Sasuolos në minutën e 56, duke u ngjitur në kuotën e 6 golave në kampionat. 19-vjeçari i Shqipërisë U21 luan në rolin e sulmuesit të krahut, ndërkohë që është pjesë e Sasuolos që nga vera e vitit të kaluar.

Kolaj debutoi me ekipin e Alban Bushit me datë 28 maj të këtij viti, në humbjen 0-2 kundër Bosnje Hercegovinës. Lojtari ka talent dhe potencial të madh, rëndësi ka të vazhdojë të luajë, fitojë besim, të rritet e të shënojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *