Feston Burim Kukeli, “masakrohet” Agolli

0

Zyrihu ka fituar ndaj ekipit turk Osmanilspor, teksa Sadiku “është kursyer”. Karabag pëson pesë gola ndaj Fiorentinës. Kaçe lider në mesfushën e Plzenit, që barazon pa gola në Austri

Ka qenë një mbrëmje që ka parë edhe disa shqiptarë në fushë ajo e djeshmja, në Europa Leauge. Nga Ansi Agolli te Alban Meha. Por, sigurisht, Mauro Zarate është protagonisti dhe, pikërisht, në fitoren e thellë të Fiorentinës.  Argjentinasi, edhe pse gjithmonë ka pasur nofkën e “talentit”, asnjëherë nuk ka lënë gjurmë në vazhdimësi, shkak sjellja e tij. Sulmuesi pati periudhë të vështirë që prej arritjes te Interi, ku edhe u mendua se do të arrijë kulmin, por në fakt bëri të kundërtën.Zarate pasi tregoi formë të mirë me Uest Hamin sezonin e kaluar, vendosi të kthehej në Serie A, te Fiorentina, për t’i sqaruar ato hesape që i kanë mbetur nga e kaluara. Dhe, në hapësirat që dje i dha trajneri Paulo Soza, ai ka shkëlqyer, në fitoren e thellë ndaj Karabagut të Ansi Agollit. Nga pesë golat e realizuar, Zarate shënoi një supergol nga 25 metra distancë dhe një tjetër eurogol nga gjuajtja e lirë. Klasi dhe teknika e këtij lojtari u shfaqën shumë në këtë duel dhe do të jenë prezente gjatë gjithë sezonit në Serie A për adhuruesit e futbollit italian. Kështu, Agolli dhe Karbagu duket se duhet të bëjnë çmos për të harruar sa më shpejt këtë sfidë.

Sport Ekspres

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.