Festojnë “Shvercerat”, Ustabasi dërgon Shkupin në Europë

0

Berat Ustabasi është heroi i Shkupit. Lojtari i lindur në Mançester shënoi dy herë në minutat e fundit, duke përmbysur dizavantazhin e Rabotniçkit. Kjo fitore e arritur në transfertë e ngjiti ekipin kryeqytetas në vendin e katërt, që do të thotë kualifikim në Ligën e Europës.

25-vjeçari shënoi në minutat 89’ dhe 90+2’, duke siguruar një fitore të pabesueshme dhe duke dërguar “Shvercerat” në ekstazë. Të pafata Renova dhe Makedonija GP, të cilave nuk ju mjaftuan fitoret në javën e fundit të kampionatit të Maqedonisë Veriore.

Shkëndija u mposht nga Renova me rezultatin 3-2. Qatip Osmani ju dha mundësinë shumë lojtarëve të rinj për të luajtur, ndërsa drejtuesit do fillojnë punën për përforcimin e ekipit para ndeshjeve të Champions Ligës, kompeticion në të cilin kampionët nga Tetova duan të shkojnë sa më larg.

Renova-Shkëndija 3-2
(Ramadani 40’, 44’, Useini 77’ / Ljuma 12’, Bojku 86’)

Rabotniçki-Shkupi 1-2
(Ilijoski 84’ / Ustabasi 89’, 90+2’)

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.